“Me grekët zemërgjerë ndamë bukën e kripën”- Mesazhi i ministres Elisa Spiropali nga Athina: Fërkime dhe keqkuptime!

Gjatë fjalimit para mbështetësve të shumtë stadiumit në Athinë, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, tha se shqiptarët dhe grekët kanë ndarë bukën.

Spiropali: Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që ruhej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë.

Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra në kufirin dikur të heshtur mes dy vendeve nisën të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta.

Sot ajo pllakë gramafoni vazhdon të rrotullohet, por kërcitjet e gjilpërës se gramafonit nuk i kalojnë dot korridoret e politikes së ditës.

Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×