Arsenal i përgjigjet City, “topçinjtë” rikthehen në krye, por Guardiola është i qetë: Argëtohemi nën presion (VIDEO)

Man.City dhe Arsenal vijojnë betejën në distancë për titullin kampion në Premier League. “Qytetarët” e Pep Guardiola-s thyen me “poker” golash Fulham në transfertë, një ndeshje ku më fund pati minuta edhe për Armando Brojën, i aktivizuar si zëvendësues në minutën e 67-të pasi rezultati ishte 0-3 në favor të Man.City.

Me këtë fitore, ekipi i Pep Guardiola-s mori provizotisht kreun duke ia kaluar presionin Arsenal, por “topçinjtë” e përballuan me sukses pavarësisht se luanin në një transfertë të vështirë si ajo kundër Man.United.

Ekipi i Artetas doli me tre pikë nga “pallati i ëndrrave” falë suksesit minimal 0-1. Trossard ishte autori i golit të vetëm të këtij takimi, me sulmuesin belg që u tregua i saktë në minutën e 21-të. Me këtë tre pikësh, Arsenal mori sërish kreun në kuotën e 86-të pikëve, një më shumë se Man.City, por ekipi i Pep Guardiola ka një ndeshje më shumë në dispozicion. Tekniku spanjoll është i qartë se çfarë i duhet për të fituar titullin në Angli:

“Lojtarët e mëdhenj argëtohen kur në lojë është presion i lartë. Këta lojtarë janë mësuar në të gjithë këto vitet e fundit që të performojnë nën presion. Tani jemi sërish në fazën finale të kampionatit dhe kërkojmë që të mbërrijmë në ndeshjen e fundit duke e pasur vetë fatin tonë në duar. Ndaj Fulham bëmë një ndeshje të madhe, tani të vazhdojmë kështu”, u shpreh Guardiola.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×