Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e sigurisë, Balla takim me homologun e tij, Gerhard Karner

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot në Vjenë një takim me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner.

Gjatë takimit me homologun Karner, ministri Balla shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Policisë Alpine.

“Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë, migracionit, luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimin. Mirënjohës për mbështetjen në krijimin dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine”, tha ministri Balla.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×