GJKKO ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Fatjon Koçllarit, i cili është arrestuar si pjesë e një rrjeti trafiku të emigrantëve klandestinë nga Lindja, pasi pretendoi që të bashkonte akuzat. Koçllari akuzohet se merrte deri në 10 mijë euro për një emigrant.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1.Kërkuesi Fatjon Koçllari më datë 04.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Bashkim dënimesh”.
2.Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 149, datë 14.05.2024 vendosi:
1.Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
2.Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 14.05.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
()