Nga dhuna në familja, te vjedhja, 4 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestua 4 persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për raste të dhunës, apo dhe vjedhje.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. P., 26 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dyshohet se ka dëmtuar kamerën e dhomave të shoqërimit, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë, i cili ka ndërhyrë për ta neutralizuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. P., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë së fëmijës së tyre të mitur, dhe më pas ka dëmtuar veten me mjet prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. G., 23 vjeç, banues në Pezë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e kunatit të tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. L., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook