Tebas: Mbappe te Reali, ja për sa vite ka firmosur në Madrid

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka dhënë një intervistë për “Ole”, ku ka bërë me dije përpara kohë kalimin e Mbappe te Real Madrid.

“Mbappé do të vijë në Madrid sezonin e ardhshëm. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por në ‘Bernabeu’ luan edhe Vinicius me Bellingham. Reali do të ketë një ekip të madh.Natyrisht, kjo nuk jep asnjë garanci absolute për ta fituar kampionatin”.

“A do ta fitojë Ligën e Kampionëve në Madrid? Ai ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, çka do të thotë se do të ketë 5 shanse sezonale për ta bërë këtë” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook