Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’: Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në DVP Fier Novruz Cenalia, i cili u vra para dy ditësh me armë zjarri nga një shtetas, i cili është shpallur në kërkim.

Në homazhet që u mbajtën në Teatrin “Bylis” në Fier, ministri Balla u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të punonjësit të policisë e gjithashtu edhe kolegëve e eprorëve të tij. Përmes një postimi në rrjetin social faceboom ministri Balla shkruan se “kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.”

“Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit,” – shprehet Ministri Balla. Më herët ai ka theksuar shprehur se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për arrestimin e autorit ndërkohë që i ka bërë thirrje familjarëve dhe vetë autorit për dorëzimin.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×