“Na jepni kontratën, se po na pret shtetit që të na shembë shtëpitë sot”, banorët e Bërxullës në qendrën administrative të Kasharit, zyrtarët: S’i kemi!

Disa banorë të fshatit Bërxullë, teksa pritet që sot t’u shemben banesat, kanë shkuar në qendrën administrative të Kasharit, ku kanë kërkuar kontratën e qirasë për banesë sociale. Pavarësisht se banorëve iu është komunikuar nga autoritetet se ishin pajisur me një kontratë qiraje për 3 vite, kjo gjë, siç dëgjohet edhe në video, nuk ka qenë e mundur.

Në videot e siguruara për nga gazetarja Klodiana Lala dëgjohet biseda e dy përfaqësuesve të banorëve që preken nga shembja për ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar, me punonjës të kësaj njësie, të cilët thonë se nuk kanë kontrata qiraje për ta.

“Ne na ka ardhur IKMT te shtëpia. Administratori na tha; shkoni te njësia administrative e Kasharit, se e keni kontratën gati për banesë sociale. Po na presin neve. A keni gjë për të na dhënë?”, dëgjohet teksa thotë një nga banorët. Ndërkohë zyrtari thotë se; “Jo nuk kam”. Kujtojmë se nga ky projekt preken 6 familje, të cilat kundërshtojnë shembjen e banesave, ndërsa theksojnë se nuk janë përfshirë në skemën e dëmshpërblimit.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×