“Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm në Durrës”, Lala: Nuk kishte certifikatë sigurie. Ky është zyrtari që duhet falënderuar, sot është papunë

Duke folur për ndërhyrjen në sistemin TIMS, gazetarja Klodiana Lala tha në “Open” në News 24 tha se Ervin Muça që kopjoi të dhënat ishte pa certifikatë sigurie ndërsa erdhi në këtë detyrë me financim të personave të pushtetshëm.

“Drejtori i Policisë së Shtetit ia ka propozuar ministrit të Brendshëm, Çuçi. Me të ardhur në detyrë, Ervin Muça ka larguar të gjithë punonjësit dhe janë zëvendësuar me të tjerë. Besjon Tanuzi ka qëndruar vetëm një muaj në detyrë për të marrë të dhënat në sistemin TIMS. Muça ka përdorur kartën e një punonjëse për të hyrë në institucion. Ka bërë back-up pa lajmëruar eprorët.

Prokuroria e Tiranës thotë se nuk ka nevojë për back-up, pasi e bën automatikisht sistemi. Duhet t’i themi faleminderit Ardit Muços (sot është papunë). Nuk ka pranuar të hyjë në sistem dhe u ka kërkuar vartësve të mos dorëzonin kodet. Zyrtarët kanë deklaruar se nëse nuk do dorëzonim kodet do të shkonim në Prokurori.

Në momentet që Ardit Muço, që është djali i një zyrtari të lartë policie, ka refuzuar të japë kodet, Ervin Muça ka urdhëruar t’i ndërpritet aksesi në sistem. Aty shkon edhe një zonjë pa asnjë lidhje me sistemin TIMS. Denoncimi ka vajtur pesë ditë më vonë. Për pesë ditë, policia ka lejuar që aty të bëhet një masakër nëse mund ta them kështu. Ervin Muça nuk kishte certifikatë sigurie.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm na thotë se deputetët nuk kishin certifikatë sigurie, në fakt vetë Ministria dhe policia i kishte dhënë të gjithë “minierën e arit” një njeriu që nuk kishte certifikatë sigurie. Ky personazh kishte rekorde jashtë. E treta, ky personazh jo vetëm kishte ardhur si kandidat i vetëm dhe i financuar nga persona të pushtetshëm nga Durrësi dhe kam prova për këtë. Certifikata e sigurisë i mungonte. Në momentin që ka ndërprerë aksesin për të tjerët. Pasi kishte nisur komisioni hetimor, ata u kujtuan se i duhet refuzuar certifikata e sigurisë”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×