Kandidati shqiptar për eurodeputet Muharrem Salihu: Italia lokomotivë e Ballkanit në rrugën drejt BE, kombi ynë e meriton Europën

Në qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe një sipërmarrës shqiptar kandidon për eurodeputet në Itali e ai është Muharrem Salihu, që garon për +Europa.

Salihu, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se Italia është një lokomotivë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Ai tha se kombi ynë e meriton Europën, ndërsa ju ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Itali që ta votojnë për eurodeputet.

Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Itali: Italia është një lokomotivë për rrugën e Ballkanit drejt BE-së. Janë një milionë shqiptarë në Itali, që japin kontributin e tyre për shtetin italian, punojnë e jetojnë në mënyrë të ndershme. Shqiptarët në Itali nuk janë vetëm punëtorë, por janë kthyer edhe në sipërmarrës të suksesshëm. Sa i përket vizitës së Ramës në Itali, besoj se duhet të mbështetet çdo përfaqësues i shtetit shqiptar në vendin fqinj, pasi shqiptarët duhet të mbështeten, sepse tashmë janë qytetarë me të drejta të barabarta me të tjerët në shtetin italian.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×