Atentate të bujshme dhe eliminime mafioze/ Nga Avdylajt te Valter Bami e Fatmir Hyseni, operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës. SPAK lëshon 50 urdhër-arreste

Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste.

Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se aksioni po zhvillohen në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës.
Po zhvillohen kontrolle nga Prokuroria e Posaçme te Avdylajt, bëhet fjalë për disa atentat që kanë ndodhur nga 2019 dhe në vijim.
Ndërkohë në Nikël kontrolle po zhvillohen në banesën e Durim Bamit dhe Valter Bamit.

Kontrolle po zhvillohen edhe në Vlorë në banesën e Fatmir Hysenit (Doca), i cili ka eliminuar kohë më parë Santiago Malkën.

Mësohet se prokurorë të çështjes janë Alfred Shehu dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Albert Zajes në fshatin Larushk, i cili është i akuzuar për vrasjen e  Shkëlzen Kastratit.

Forca të shumta policie kanë marrë pjesë në aksion dhe i pranishëm ka qenë dhe vetë drejtori i policisë së Tiranës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook