Dëmtoi me dorezë metalike dy shtetas, arrestohet 18-vjeçari në Lezhë

Gjatë një konflikti të çastit, dëmtoi  me dorezë metalike, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në spitalin rajonal të Lezhës, kishin shkuar 2 shtetas të dëmtuar me send të fortë, Komisariati i Policisë Lezhë nisi hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për balkanweb se si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhuljano Doda, 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me send të fortë (dorezë metalike), 2 shtetas, (16 e 18 vjeç),  të cilët ndodhen  në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×