E-maili me përmbajtje kërcënuese për shkollat, dyshohet se u shpërnda në polici përmes sulmit kibernetik

Zbardhen detaje në lidhje me e-mailin me përmbajtje të dhunshme dhe kërcënimet për bomba në shkolla, që mbërriti sot në disa adresa të disa komisariateve dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 deklaroi se ka dyshime që e-maili është nisur elektronikisht përmes një sulmi kibernetik.

“Situata është nën kontroll, nuk ka vend për panik. Kam folur me të gjithë drejtuesit e shkollave të kryeqytetit, të cilët më kanë pohuar se është rënë dakord që mësimi të vijojë. E-maili ka përmbajte dhe konotacion fetar. Alarme të kësaj natyre janë dhënë gjatë vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut.

Fatmirësisht situata është e qetë, ndërsa dyert kryesore të shkollave janë të mbyllura të gjitha.”, tha gazetarja Lala.


()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×