Kongresi i FIFA-s, FSHF “zbarkon” në Bangkok, ja vendimet që u morën

Kongresi i 74-t i FIFA -s zhvilloi ditën e sotme punimet në Bangkok, Tajlandë dhe në të morën pjesë drejtuesit e federatave nga e gjithë bota.

Në këtë kongres morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Kongresi u drejtua nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili mbajti edhe një fjalë hapëse e më pas u kalua në rendin e ditës së mbledhjes. Presidenti Infantino theksoi në fjalën e tij se misioni i FIFA-s është që të rrisë futbollin globalisht ndërsa propozoi edhe organizimin e një festivali futbolli për moshat nën 15 vjeç nga të gjitha federatat anëtare.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë së futbollit botëror tha se futbolli bashkon njerëz dhe e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë lojë është ngjyra e fanellës që lojtarët veshin në klubet e tyre apo ekipet kombëtare.

Anëtarët e FIFA-s diskutuan raportin financiar të vitit të kaluar, buxhetin për vitin e ardhshëm apo edhe ratifikimin e vendimeve të marra nga Këshilli i FIFA-s.

Gjithashtu, në këtë kongres të FIFA-s u vendos që Brazili do të jetë vendi pritës i finaleve të Kampionatit Botëror për femra në vitin 2027, teksa vitin e ardhshëm do të organizohet për herë të parë në Filipine Kupa e Botës për Futsal për vajza dhe nga viti 2026 do të organizohet Kupa e Botës së Klubeve për vajza.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×