

Ori Nebijaj: 4 muaj janë pjesë e jetës edhe për ne. Komentojmë vetëm çfarë ndodh brenda shtëpisë, Meritoni ka ndjerë një farë sfide dhe ka dashur të ketë situatat e tij me Eglën, të marrë përgjigjet që ai do, sepse ai e mendon si arsyen që doli Ilnisa. I është dashur të krijojë situatave për mua, të paqarta. Por më shumë, për mua ka dashur të forcojë pozitën e tij për në finale.
Arbër Hajdari: Është një marrëdhënie e ngarkuar, e vështirë për tu përmirësuar. Sigurisht pretendimet për njëri-tjetrin janë të njtat që i kemi paur më parë. Njëri duket i ngarkuar, tjetra e lodhur pa dëshirë për t’i sqaruar. Unë jam pro debatit por deri në pikën kur sheh që tjetri është i ngarkuar, aty duhet lënë. Meritoni e tepëroi duke parë gjendjen e Eglës, por përsëri, ai nuk foli me murin, por tentoi ta sqaronte me atë që e kishte.