Manchester City është një fitore larg titullit kampion në Angli. Ndaj West Ham do mjaftonin 3 pikë, ndërsa trajneri i “qytetarëve” Guardiola kërkon përqëndrim nga ekipi.
“Ajo që u thashë lojtarëve është se ne nuk duhet të mendojmë për shanset që Evereton të fitojë në Emirates apo Palace të fitojë në Liverpool. Fati është në duart tona. E kemi gabim të mendojmë se Arsenali do të humbasë: harrojeni. Tani është radha jonë; ata humbin një ndeshje dhe ne kemi shansin të bëhemi kampionë në shtëpi. Duhet të fitojmë përndryshe Arsenali do të jetë kampion” – Tha Guardiola.
(J.S/)