Pioli: E dinim se do ishte e vështirë ndaj Torinos, Milani ka zhvilluar kampionat pozitiv

Trajneri i Milanit, Pioli doli në konferencë pas humbjes 3-1 me Torinon.

“Kur luan me Toron, ka qenë gjithmonë një ndeshje shumë fizike, e përbërë nga duele dhe topa të dytë. Ata ishin më të mirë se ne në këto situata. “Ne dolëm nga pjesa e parë me një disavantazh të dyfishtë, me dy krosime për të cilat u gjendëm të papërgatitur. Më pas ndeshja ishte e ekuilibruar, patëm disa raste, por nuk arritëm t’i kapim”.

BILANCI DHE PENGU – “Më duhet të them që kampionati ynë ishte një kampionat i mirë. Ne ishim më të mirët nga normalët: Interi bëri diçka jo normale. Kishim vazhdimësi, cilësi dhe mentalitet që na lejoi të arrijmë në vendin e dytë.

“Vetëm një ekip mund të fitojë kampionatin dhe Interi ishte më i miri dhe më i fortë nga të gjithë. Keqardhjet duhet të jenë më shumë drejt Europës. Edhe pse kishim një grup të vështirë, ishim pranë kalimit.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×