Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, tha se vizita e David Cameroon, Sekretarit të Jashtëm britanik në Shqipëri, është e mirëpritur, por problemi i krimit të organizuar mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe është madhor.
Meta tha se shumë sekretarë të jashtëm kanë ardhur dhe kanë ikur, por problemi i krimit të organizuar në Shqipëri është thelluar edhe më shumë.
Meta tha se krimi ka mbështetjen logjistike të shtetit të Edi Ramës.
Lidhur me operacionin e fundit nga SPAK, Meta tha se është propagandistik. Kreu i PL-së u shpreh se rezultatet për arrestimin e emrave kryesorë janë pothuajse zero.
“Gjithccka bëhet me regji të Edi Ramës. Metamorfoza atje ishte, duhej të veprohej përpara zgjedhjeve të 14 majit”, tha Meta.