Drejtues të industrisë dhe ekspertë nga Europa janë sot pjesë e një konference që po mbahet në Tiranë.
Alket Hyseni, drejtues i STAIFE foli mes të tjerash prioritet mbetet menaxhimi i sfidave që sjell integrimi i rajonit në Bashkimin Europian.
Ai shtoi se duhet një parapërgatitje dhe duhet gjetur ekspertiza e nevojshme tani, në mënyrë që të jemi të përgatitur për sfidat që na sjelle ardhmja.
Hyseni evidentoi se sfidat që sjell anëtarësimi në Union, janë konkurrenca me tregun europian që është i konsoliduar dhe nevoja e adaptimit dhe standardet e produkteve dhe shërbimeve.
“STRAIF është një kompani globale menaxhimi të riskut e përbërë nga ekspertë të nivelit të lartë që ofron shërbime për korporata, individë por dhe për qeveritë. Në shtrirja globale, në 7 shtete të ndryshme me zyra të saj duke përfshirë Uashington, Bruksel, Tiranë,, Stamboll e Sofie.
Duke shfaqur interes të madh të zhvillimet politike e ekonomike, madhe edhe shoqërore të rajonit STRAIF ka zhvilluar disa aktivitete të nivelit të lartë.
Prioritet menaxhimin e sfidave që sjell integrimi i rajonit në BE.
Në përputhje me këtë, kemi hapur zyra në Bruksel e Tiranë.
Konferenca e zhvilluar sot ka në thelb këto sfida. Që nga 2006 është ratifikuar MSA. Ka qenë një proces i gjatë.
Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, por ky proces ka sjellë problematika.
Anëtarësimi sjell benefite të konsiderueshme.
Por përtej tyre. Shfaqen sfida si konkurrenca me tregun e konsoliduar në BE, nevoja e adaptimit dhe standardet e produkteve dhe shërbimeve.
Pa parapërgatitje, edhe nëse i mbijetojmë dallgëve dhe kapim ndonjë peshk, mund të na hajë peshkaqeni si te Hemingëay me “Plaku dhe deti”.
Duhet të gjejmë konsultën dhe ekspertizën e nevojshme, sot dhe jo kur të jetë vonë”, tha ai.
()