“Territor i pastër”/ Zbulohet kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krujë, arrestohet kultivuesi

Zbulohet kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krujë, ndërsa në pranga ra një 53-vjeçar. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. M.

“Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 3″.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi B. M., 53 vjeç, banues në Mukje, Krujë.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në fshatin Mukje. Gjatë kontrollit në disa ambiente të pyllëzuara të fshatit Mukje, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”, njofton policia.
()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×