Dosjet e sigurimit, Çupi: Nga KED e KLP te AMP, ja institucionet që duhen riçertifikuar

Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula prezantoi para Komisionit Parlamentar të Ligjeve, raportin vjetor për veprimtarinë e institucionit që drejton.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi duke marrë fjalën në Komision tha se janë të paktën 6 institucione që kërkojnë ricertifikim. Në këtë kuadër, Çupi përmendi KED, KLGJ dhe KLP, 3 institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë, Ministrinë e Jashtme, Kuvendin dhe Autoritetin e Mbikqyrjes Policore.

Sipas deputetes demokrate, nga rreth 200 persona që kanë dalë të “pastër” nga komisionet e mëparshme të verifikimit të figurës të njohur si komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”,  pas miratimit të ligjit vitin e kaluar, rezultojnë rreth 20 veta që mbesin në klasë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×