I shumëkërkuar, edhe “djalli” vihet pas De Zebrit, por klauzola e tij tremb Milan

Stefano Pioli është një kapitull i mbyllur, të paktën sipas mediave italiane, ndërsa tani dilema më e madhe është se kush do të jetë pasuesi i tij? Nuk është një sekret që këtë periudhë, Milan ka vendosur kontakte në distancë me Roberto De Zebrin, me trajnerin italian që njoftoi largimin e tij nga Brighton. Nëse klauzola e tij e famshme prej 15 milionë euro do të hiqet, atëherë Milan do të synojë me kohë të plotë të afrojë De Zebrin.

Në këtë garë Milan nuk është vetëm, pasi për De Zebrin interesohen edhe shumë klube të tjera, si Napoli, apo ekipe në Premier League. Nëse dështon pista De Zebri, Milan do t’i rikthehet edhe një herë Fonseca-s i cili këtë javë pritet të largohet nga Lille.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×