Celtic dëshiron të firmosë me portierin shqiptar, Arijanet Muriç. “Scottish Sun”, ka raportuar të hënën se gardiani shqiptar po shihet si zëvendësuesi ideal i portierit 37-vjeçar, Xho Hart, i cili do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.
25-vjeçari Muriç, iu bashkua Burnleyt në vitin 2022, për 3 milionë paund nga Mançester Siti, teksa skuadra e tij nuk arriti të mbijetonte në elitën e futbollit anglez.
Muriç te Burnley nuk luajti ndeshjet e para në Premier League, por ai në 14 ndeshjet e fundit tregoi paraqitje të mira. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Adana Demirspor, Girona e Notingham Forest.
(J.S/)