Më e shtrenjta në histori, Partizani-Egnatia vlen 1 milionë euro

Partizani dhe Egnatia lënë takim me historinë, në “Air Albania”, më 26 maj, ku dy ekipet do të duelojnë për titullin kampion. Në valle është trofeu më i rëndësishëm i futbollit shqiptar, Partizani kërkon të mbrojë titullin, diçka që nuk ndodh prej shumë vitesh, që nga koha e Skënderbeut të lavdishëm, ndërsa Egnatia kërkon titullin e parë në histori.

Dy ekipet premtojnë betejë totale, kjo pasi titulli këtë sezon ka një vlerë shumë të madhe ekonomike. Në shifra, kjo do të jetë finalja më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar, kjo, për faktin e thjeshtë se për ekipin fitues është gati një çek prej mbi 1 milionë eurosh. Fituesi i kësaj sfide do të përfitojë 10 milionë lekë të reja si shpërblim nga FSHF-ja, aq sa është edhe shpërblimi për ekipin fitues të kampionatit. Por të ardhurat kolosale vijnë nga UEFA.

Fituesi shkon në Ligën e Kampioneve dhe aty fitimet janë shumë të mëdha, pasi në bazë të formulës, për skuadrën kampione ka minimalisht 960 mijë euro të sigurta, edhe nëse nuk bëjnë asgjë në kompeticionet ndërkombëtare në ndeshjet që luajnë në këtë turne apo më pas në Ligën e Konferencës. Kjo shifër e majme e bënë edhe më të ethshme finalen e madhe të 26 majit, një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të forta mes dy ekipeve më të mira këtë sezon.

()

Arena e Lajmit

Më e shtrenjta në histori, Partizani-Egnatia vlen 1 milionë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook