Nga Gasperini tek Alonso, protagonistët flasin pas finales, Xhaka: Ky është futbolli

Një meritë të padiskutuar në suksesin e Atalanta-s në Europa League ka edhe Gian Piero Gasperini. Pikërisht në sezonin ku e ardhmja e tij në krye të ekipit bergmasak është në dyshim, kjo për faktin se për Gasperinin ka shumë oferta, trajneri i dhuroi trofeun më të rëndësishëm në historinë e klubit. Tekniku italian nuk e fshehu aspak gëzimin për këtë sukses të madh:

“Fituam në mënyrë të merituar. Kemi mposhtur ekipe si Liverpool, Sporting dhe Bayer Leverkusen, kampionët e Gjermanisë. Këto janë kënaqësi të mëdha, djemtë u treguan të mrekullueshëm, zhvilluan një paraqitje të paharruar”, u shpreh Gaspetini, duke folur më pas edhe në lidhje me të ardhmen e tij:

“Fillimisht të shijojmë kënaqësitë që na dhuroi ky vit, se çfarë do të ndodhë vitin tjetër nuk e di”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Atalantës.

Nuk i fshehu emocionet për këtë arritje të madhe edhe heroi i Atalantas, Ademola Lookman: “Jam shumë i lumtur, kemi shkruar historinë të gjithë së bashku”, theksoi Lookman.

Pas 51 ndeshjeve bie edhe miti i Leverkusen, me ekipin e Alonsos që pësoi humbjen e parë, por kjo humbje erdhi atëherë kur nuk duhej. Tekniku spanjoll ndjen keqardhje për këtë fakt, por i bëri komplimentet e tij Atalanta-s: “Duhet ta pranojmë faktin që Atalanta ishte ekipi më i mirë, e merituan trofeun. Patëm shumë probleme, mbi të gjitha pas golit të parë. Ishte e vështirë për në të krijonim raste. Nuk ishte nata jonë”, u shpreh Alonso.

Pranon atë që dha fusha edhe Granit Xhaka: “Të jem i sinqertë nuk na ka interesuar kurrë pathyeshmëria. Nuk na ka interesuar që nga dita e parë. Kjo është çështje loje, për fat të keq humbëm një finale. Ky është futbolli. Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, i bëj komplimentet e mia Atalanta-s. Më vjen keq vetëm për faktin që nuk bëmë në finale atë që kemi bërë gjatë gjithë sezonit”, u shpreh ndër të tjera Granit Xhaka.

()

Arena e Lajmit

Nga Gasperini tek Alonso, protagonistët flasin pas finales, Xhaka: Ky është futbolli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook