Arrestohen kosovarët me armë në Tiranë, Balla: Trafikantët të luftohen me vendosmëri deri në fund

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pasi në Tiranë janë arrestuar katër shtetas nga Kosova, që dyshohet se trafikonin armë zjarri.

Balla shprehet se trafikantët duhet të luftohen me vendosmëri deri në fund.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Policia e Shtetit📍Tiranë ka goditur përsëri një grup kriminal i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh. Duhet të bëjmë gjithçka me më shumë angazhim, që fenomeni i armëmbajtjes pa leje dhe trafikantët e armëve të luftohen nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendosmëri, çdo ditë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook