“Dosja ‘Xibraka’ u rihap”, Bardhi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Ja pyetja e vetme që më bënë hetuesit

Olsi Rama ka depozituar në SPAK kallëzim ndaj Gazment Bardhit.

Bardhi pas marrjes në pyetje nga SPAK tha se dosja “Xibraka” është rihapur.

Gazment Bardhi: Gjithçka që ka denoncuar publikisht e ka dorëzuar në SPSKA. Jam informuar me shkrim nga drejtuesi i SPAK dhe hetuesit e BKH se dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave të përfshirë.
Seanca e marrjes në pyetje kishte vetëm një pyetje, u thirra si person në dijeni dhe u pyeta nëse kisha diçka për të shtuar.

Kësaj çështje nuk i ikën as me letra bakalli, as me çështje dite. Marr me dhjetëra ankesa, shqetësime dhe me radhë, edhe nga qytetarët. Për sa kohë jam drejtuar prokurorisë së Posaçme, e vetmja gjë që bëj është nxitja për të vepruar në përputhje me ligjin. Kam pasur një pretendim ligjor pa asnjë diskutim dhe këtë gjë e kam trajtuar në rrugë institucionale. Jam përpjekur gjithmonë si funksionar publik i përgjegjshëm, që sa herë ka diçka për një institucion, i drejtohet atij institucioni.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook