EKSKLUZIVE/ “Kombëtarja ka të ardhme”, Bushi optimist: Shqipëria e denjë edhe për botëror, mund të kalojmë grupin në Euro 2024 (VIDEO)

Teksa premiera e Europianit po afron, vëmendja më e madhe është te lista e trajnerit Sylvinho, me kombëtaren që shpreson që do mund të lërë gjurmë në këtë kompeticion, edhe pse në grup ka skuadra mjaft të vështira. Të rinjtë kuqezi kanë furnizuar gjithmonë përfaqësuesen A me lojtarë, duke bërë që te kombëtarja të ketë mundësi zgjedhje të mjaftueshme. Trajneri i Shqipërisë, Alban Bushi në një intervistë ekskluzive për Trevisa Tufën në Sport News në News 24, u shfaq optimist për Europianin, ndërsa shprehu bindjen se disa të rinjë shumë shpejt do jenë gati për të kontribuar për skuadrën A.

 

 

Piksëpari Bushi, përpara se të flasim për ekipet përfaqësuese, të dielën luhet finalja e titullit, Partizani-Egnatia, si e shihni këtë sfidë, kë shihni favoritë?

Janë dy ekipet më të forta, janë plotësisht me meritë aty. Unë mendoj se Egnatia është më favorite pasi ka qëndruar gjatë gjithë vitit në krye. Në krahun tjetër, Partizani është favorit se luan në shtëpi.

Bushi, jeni të kënaqur me skemën, ishte një risi për të gjithë….

Gjithmonë ka pakënaqësi. Po të pyesësh Egnatian do t’i vijë keq pasi ka qenë në krye prej fillimit të sezonit, për ekipet tjera është një favor. Risi ka qenë e duhura, për momentin. Duhet të shikojmë finalen, rëndësi ka edhe ajo ndeshja për vendin e 3-të.

Në nivel përfaqësues, ka pasur elementë të rinj, lojtarë që mund t’i shërbejnë ekipeve zinxhirë? 4-Prisni diçka më shumë nga klubet, nga puna me ekipet zinxhire, psh Gaz Demi, e ka fiksim, në çdo dalje publike, kërkon aktivizimin e lojtarëve të rinj, Halili gjithashtu…

Strategjia vjen nga koka, pra nga të mëdhenj. Nuk jam i kënaqur nga ajo e të rinjve, sepse shumë pak luajnë. U bënë shumë vite që nuk luajnë të rinjtë. Gjithsesi, janë strategjitë e tyre, klubet janë disa private, disa jo. Unë mendoj që duhet t’i japim më shumë mundësi të rinjve. Ne e kemi në gjak futbollin. Nëse një fëmijë nuk ka një fushë ku të luajë 3 ose 4 orë në tillë, është e vështirë që një shtet të zhvillohet.

Ky ishte një vit i rëndësishëm për futbollin shqiptar, për ekipet përfaqësuese, kur kthen kokën pas, ke ndonjë peng Bushi, mund të kishit marrë diçka më shumë nga kualifikueset e Evropianit, e kam fjalën për përfaqësuesen që ju drejtoni…

Ne kemi dhe 3 ndeshje, janë 9 pikë, nëse marrim 9 pikë ia dalim, pra kualifikohemi. Nuk mund të them se kam, pasi që kur hidhet shorti, e shikon që janë skuadra më të përpara se ne, si Zcicra, Raumania, gjithashtu edhe Finlanda. Unë kam një peng, por do ta them pas 3 ndeshjesh. Ajo ndeshje me Finlandën në Tiranë mund ta fitonim, ajo është një peng, pasi jemi -2 pikë, po t’i kishim ato pikë do ishim më mirë.

Fakt është që U-21 ka qenë një burim i madh për Kombëtaren A, në këndvështrimin tënd, kush janë “xhevahirët” e Bushit, lojtarë që janë gati për ekipin A?

Është e vërtetë, do të jenë 2-3 lojtarë të ekipit shumë shpejt pjesë e ekipit A. Zhvillimi, vazhdimësia, duhet të punojnë shumë që të kalojnë te ekipi A. Mendoj që janë djem që e duan fanellën dhe kombin. Emër? S’dua të përmend emra.

E di që jeni në kontakt të vazhdueshëm me Sylvinho-n dhe stafit e tij, përveç lojtarëve, ka ndonjë kërkesë specifike, intersohet për ndonjë lojtar konkret, apo filozofi loje?

Filozofi loje jo, bisedojmë gjithmonë me drejtorin sportiv. Secili trajner luan si mendon ai dhe në bazë të elementëve. Sylvinho nuk ka një kërkesë specifike, ndonjëherë me batuta më thotë që ke kohë që s’më ke sjellë lojtarë të mirë.

Dikur, ishe i pari që flisje për cilësitë e Brojës, për potencialin e tij, u bërë viral me profecinë tënde, sot që flasim, cili është parashikimi i radhës i Bushit, kush lojtar do mund të ngrihet në nivelë të tilla? 

Doni, s’doni doni të nxirrni një emër. Unë kam thënë për Pajazitin, Medon Berisha ka një zhvillim shumë të mirë kohët e fundit. Fetahi, i datëlindjes 2005, mendoj se do kemi xhevahirë shumë shpejt.

Së fundmi Shqipëria ka hedhur kandidaturën për organizimin e “Euro2027”, çfarë do të thotë për Shqipërinë, nëse miratohet gjithnjë, a do të ishte dhe për ju një provë e madhe, një test i fortë?

Shqipëria ka bërë gjëra të mëdha në aspektin futbollistik, gjëra të paimagjinueshme.  Federata e di se sa ka qenë respekti ndaj nesh, tani na shikojnë ndryshe, kemi organizu evente  si ai i Conference League. Do zoti e marrim ktë organizimin e Euro 2027, është diçka pozitive. Unë jam i bindur se do ta arrijnë edhe vet, pa qenë nevoja të jesh vend organizator.

Bushi, e mendoje që brenda 8 vitesh do riktheheshim sërish në Evropian, më thuaj të vërtetën?

Patjetër që po, unë mendoj që duhet të jemi edhe në Botëror. Unë e kam thënë edhe më përpara, që Shqipëria jo vetëm që do kualifikohet, por edhe do kalojë edhe ture. Tani ka ardhur momenti. Kur shikon lojtarë që kushtojnë shumë, edhe një amator e di që ajo skuadër bëjë mirë. Nuk jemi si Italia dhe Spanja, por ngadalë do vijë edhe ajo ditë.

Bushi, jemi në ethet e listës, është e vështirë për një trajner, ju keni qenë pjesë edhe e stafit të De Biasit tete vite më parë…

Gjëja më e vështirë, kjo është pjesa më e vështirë. Kur duhet të lësh një lojtarë në tribuna, është e vështirë. As De Biassi nuk e kishte të lehtë atëherë kur la Gjimshitin, Rashicën dhe Rrahmanin në shtëpi. Kam qenë atje, më vinte shumë keq. Duhet pranuar vendimi dhe duhet punuar më shumë për të qenë pjesë e listës.

Për kuriozitet, e ke diskutuar ndonjë herë me Gjimshitin atë që ndodhi tetë vite më parë, ajo pamja juaj teksa përcillje Gjimshitin, Rrahmanin dhe Rashicën ka bërë xhiron në rrjet për shume vite…

Nuk e kam diskutuar, Gjimshiti është treguar profesionist. Një lojtar që luan në Armeni, shënon, luan në eleminatore, ekipi merr pjesë në Europian, mendoj që me atë sjellje ka treguar se është profesionist. Jo më kot është një nga më të mirët. Ata dy të tjerët ikën te Kosova, ky qëndroi te Shqipëria.

Mund të ndodhin edhe këtë herë skenarë të tillë, rrezikojmë të humbasim ndonjë lojtarë me vlera?

Po e mendoj, 3-4 do të qëndrojnë në shtëpi. Nuk mendoj që do jetë një lojtar vendimtar si Gjimshiti, nuk do jetë ky rasti ky tani.

Për ironi të fatit, pikërisht aty ku ka Sylvinho me shumë dilema, në sulm, pikërisht sulmuesit po shlërthejnë këtë periudhë, Manaj, Seferi, Daku po kalojnë një formë të shkëlqyer…

Janë gjëra që duhen pranuar. Me këtë që UEFA ka marrë vendimin për të qenë 26 lojtarë, mund të jetë diçka më e mirë.

Ndërkohë dy lojtarë si Broja dhe Jasir Asani nuk luajnë asnjë minutë, ka vend për t’u shqetësuar? A mund ta kapin formën vetëm me fazën përgatitore dhe me testet miqësore?

Nga ana logjike nuk mund të kapin formën. Kur bëhet fjalë për 3 ndeshje, mendoj që lojtari jep më të mirën, pasi motivimi është shumë i madh. Nuk është e sigurtë, por mund të bëjnë mirë edhe këta të dy.

Ndryshe nga kualifikuset ku legjionarët ishin zjarr me ekipet respektive, në këtë fund sezoni nuk janë shumë në formë, përveç Brojës dhe Asanin, Uzuni gjithashtu ka luajtur i dëmtuar, Bajrani ka luajtur pak etj, a mund të ndikojnë këto detaje në Evropian?

Këto ndikojnë, kur bëhet fjalë për shumë. Të gjitha skuadrat i kanë lojtarët në Europian me nga 90 minuta në këmbë. Kur është komplekse kjo, normalisht që ndikon. Mendoj se ndikon. Kur luan për Shqipërinë, të gjithë japin maksimumin.

Çfarë Evropiani pret Alban, mund të bëjmë më mirë se sa në “Euro2016”, apo fati ynë u shkrua në short?

Nuk është shkruar në short. Edhe kur na doli Portugalia, Serbia e Danimarka në short, unë dola dhe thash që do kualifikohemi, ne u kualifikuam. Për pjesëmarrjen në Europian, kemi bërë paraqitje shumë të mira me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë që fituam. Ndaj Zvicrës lamë rast me Gashin. Fati ndonjëherë shkon me ekipet e mëdha. Shpresoj që të jetë fati me ne, ne kemi fituar ndaj Çekisë dhe Polonisë, tifozët janë të karikuar si në Hamburg, Dusseldorf dhe Dormtund. Kam besim se kalojmë grupin.

Më mirë, më shumë se tre pikët, kam përshtypjen se do duhej një mrekulli, por kujt mund t’i marrim pikë?

Mendoj Kroacisë dhe Italisë, besoj te fitorja.

Prej tetë vitësh shqiparët kujtojnë ende golin e Sadikut, kush shënon këtë Evropian?

Te ne kanë shënuar shumë. Ne kemi lojtarë shumë të shpejtë, kemi Uzunin që ka bërë gola, kemi Cikalleshin që ka eksperiencë.

E fundit, si trajner, po të ishe në vendin e Sylvinho-s do kishe firmosur kontratë të re përpara Evropianit, edhe kjo një lloj sfidë është, sepse mund të bëjmë hapa të mëdhenj përpara, por mund të bëjmë dhe hapa pas, apo Sylvinho e bëri pjesën e tik duke na dërguar në “Euro2024”.

Një pyetje që nuk më takon të flas. Po të isha unë, nuk diskutohet. Për Sylvinho, nuk e di.

Arena e Lajmit

EKSKLUZIVE/ “Kombëtarja ka të ardhme”, Bushi optimist: Shqipëria e denjë edhe për botëror, mund të kalojmë grupin në Euro 2024 (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook