Policia në Tiranë ka arrestuar një 40-vjeçar. Në momentet e arrestimit, burri mbante me vete një thikë.
40-vjeçari u prangos, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)