Keylor Navas tashmë është larguar nga Paris Saint-Germain-it, por pavarësisht moshës 37-vjeçare ai ende nuk ka ndërmend t’i japë lamtumirë futbollit. Portieri kostarikan, i cili nesër mund të fitojë titullin e fundit në radhët e skuadrës së Luis Enrique (kupë), në fakt është në kërkim të një skuadre të re në Evropë. Për këtë temë shkruan gazeta Union Rayo, sipas së cilës “garidani” mund të përfundojë te Rayo Vallecano.
Sipas asaj që shkruhet, Navas, iu ofrua klubit bardhekuq, pikërisht me synimin për të luajtur sërish në La Ligën spanjolle pas përvojës së tij të gjatë në Bernabeu te Reali. Nëse ndodh kështu, Keylor do të zëvendësonte në portë Stole Dimitrievski, portierin e destinuar për të firmos me Valencian.
(J.S/)