“Periudha këtu m’u duk si një sekondë”, mesazhi i Xavit: Për Barçën do jem gati gjthmonë, tani jam një prej jush

Xavi u largua nga Barcelona,  me zyrtarizimin që erdhi sot paradite. Trajneri i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka dërguar një mesazh tifozëve.

“Të dashur tifozë të Barçës, të dielën mbaron periudha ime në pankinën e Barçës. Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga klubi i jetës tënde, por e bëj me shumë krenari, pas dy vjet e gjysmë në krye të skuadrës. Ishte si një sekondë, dua të falënderoj tifozët për mbështetjen dhe dashurinë e tyre. Gjithmon do jem tifoz i Barçës dhe dua vetëm më të mirën për klubin e jetës sime, i cili do të më ketë gjithmonë në dispozicion” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×