Finalja e titullit, Egnatia dhe Partizani në kërkim të suksesit, formacionet zyrtare

Partizani dhe Egnatia përballen në orën 19.00 në ndeshjen finale të “Final Four”. Një ndeshje me peshë jetike për të dyja skuadrat, të cilat do kërkojnë titullin në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si trajneri Orges Shehi, ashtu edhe homologu Edlir Tetova kanë shuar dilemat, teksa kanë zgjedhur të luajnë me më të mirët.

Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 2-1 për Egnatian. Montenegro realizoi dopietë, ndërsa goli i Skukës shërbeu vetëm për statistikë.

Kujtojmë se takimi i sotëm do të gjykohet nga një prej arbitrave më të mirë në Europë. Anglezi Antony Taylor vendos drejtësi në kryeqytet, në një ndeshje plot emocione.

FORMACIONET ZYRTARE”

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Bintsuka, Cara, Mba.
Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro
Trajner: Edlir Tetova

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×