LIVE/ Partizani-Egnatia, Taipi gabon para portierit, Sherri hero

Partizani 0-1 Egnatia (Finalja – Final Four)

Stadiumi “Air Albania”

Minutë pas minute:

68- E pabesueshme, Taipi gabon para porte, hero Sherri.

63- Spahiu nuk kordinohet si duhet, topi shkon larg portës.

60- Partizani në sulm, Egnatia mbrohet mirë, spektakël.

59- Gjuajte e Rrapajt, devijon muri.

46-Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

35- Egnatia realizon me Ibrahimoglu, goditje tokazi e tij, festë rrogozhinase në “Air Albania”.

28- Radhën e ka Zejnullai, pa rezultat. Mbetet 0-0  ndeshja.

21- Gol Partizani me Binstsouka. Arbitri Taylor e anulon për faull në sulm.

16- Zgjohet Partizani. Goditja e Mba-s nuk ishte e saktë, larg kuadratit të Sherrit.

7- Provon Ibrahimoglu. Lojtari i Egnatias i afrohet golit, drithërima te porta e Partizanit.

5- Egnatia e rrezikshme nga një goditje dënimi. Topi shkon në këndore. Xhemajli provoi me kokë.

1- Nis ndeshja.

 

Partizani dhe Egnatia përballen  në ndeshjen finale të “Final Four”. Një ndeshje me peshë jetike për të dyja skuadrat, të cilat do kërkojnë titullin në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si trajneri Orges Shehi, ashtu edhe homologu Edlir Tetova kanë shuar dilemat, teksa kanë zgjedhur të luajnë me më të mirët.

Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 2-1 për Egnatian. Montenegro realizoi dopietë, ndërsa goli i Skukës shërbeu vetëm për statistikë.

Kujtojmë se takimi i sotëm do të gjykohet nga një prej arbitrave më të mirë në Europë. Anglezi Antony Taylor vendos drejtësi në kryeqytet, në një ndeshje plot emocione.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Bintsuka, Cara, Mba.
Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro
Trajner: Edlir Tetova

(J.S/)

Arena e Lajmit

LIVE/ Partizani-Egnatia, Taipi gabon para portierit, Sherri hero

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook