Aventura e Edersonit te Manchester City mund të jetë drejt fundit. Një portier me cilësi të rëndësishme mes shtyllave, por që shumë shpejt mund të ndërrojë mjedis.
Pas arritjes në Premier League në vitin 2017, portieri brazilian kontribuoi me fitimin e gjashtë kampionateve, katër Kupave të Ligës, dy Kupave FA, dy Community Shields si dhe suksesit në Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.
Sipas edicionit të sotëm të Daily Mail, ka sirena që vijnë nga Arabia. Al-Ittihad ka gati 25 milionë paund për të nënshkruar me portierin, ndërsa sesi do shkojnë gjërat, do na duhet të presim verën.
(J.S/)