Projekt-rezoluta antikorrupsion, Lela: Kjo është tallje me publikun. PS po bën gjithçka të pengojë Komisionet Hetimore

Drejtori i Komunikimit të Rithemelimit, Alfred Lela, i ftuar në emisionin Open në News 24 ka komentuar projekt-rezolutën antikorrupsion, të miratuar sot në parlament.

Lela theksoi se projekt-rezoluta antikorrupsion është tallje me publikun. Sipas tij, PS nuk ka dëshmuar se do të luftojë korrupsionin, pasi janë dy Komisione Hetimore në Kuvend (Komisioni Hetimor për TIMS dhe ai për Shëndetësinë) dhe qeveria ka bërë gjithçka që të pengojë punën e këtyre Komisioneve.

“Kjo është tallje me publikun. Rama kërkon ta luftojë korrupsionin me Rezolutë. Janë dy Komisione Hetimore në parlament. PS po bën gjithçka për të mos lënë komisionet të funksionojnë siç duhet. Ai i ka aty, të vërë të gjitha burimet në funksion të Komisioneve Hetimore. I ka dy Komisione Hetimore aty dhe ta dëshmojë se bën gjithçka që të hetohet korrupsioni. Ky nuk do që të dalë sheshit korrupsioni, se janë pas korrupsionit shokë të kryeministrit.

Kjo është shaka me publikun. Nuk ka rëndësi si reagoi opozita, është simbolike ajo, është mënyrë për të thënë se nuk bëhemi pjesë e shakasë. Nuk është fundi i botës nëse ulemi në Komision. Rezoluta nuk ka në asnjë moment njohje të opozitës. Shqetësimet e opozitës janë zgjedhjet dhe shpopullimi. Aty nuk përmendet fjala zgjedhje. Nëse e do opozitën aty, duhet të flasësh edhe për opozitën. Nëse nuk njeh merakun e 600 mijë njerëzve që kanë votuar opozitën, çfarë kuptimi ka Rezoluta. Jemi si në Rusi. Të burgosësh liderin e opozitës dhe të mos kesh opozitë. Këto të dyja Rama i ka arritur”, deklaroi Lela.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×