I lidhur me ish-konkurrenten e Përputhen? Reagon për herë të parë Bes Kallaku!

Prej disa ditësh aktori Bes Kallaku po përflitet për një romancë me një nga ish-konkurrentet e Përputhen, Çiljeta Kormuzi.

Thashethemet u ndezën më shumë pasi Çiljeta postoi një foto në Instagram me Besin, pasi një shoqe e kishte uruar.

Sot ka ardhur edhe reagimi i parë nga Besi.

Në një prononcim për Anabel, Besi mohon të jetë në lidhje me Çiljetën.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel. As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit!”, tha Besi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×