Inter, Marotta e ka bindje: Do jemi të suksesshëm edhe nën pronësinë e Oaktree

Giuseppe Marotta, drejtori i Interit është i bindur se klubi do të ketë sukses, edhe nën pronësinë e Oaktree.

“Unë mund të garantoj se do të ketë vazhdimësi në menaxhimin me Oaktree. Ata që flasin keq për ne shtyhen vetëm nga kultura e zilisë dhe përhapin lajme të njëanshme që duan të përshkruajnë Interin si një klub që ka humbur kontrollin. Por Interi është i shëndetshëm dhe ne do të marrim kënaqësi të madhe”.

“Mendoj se Interi duhet të konsiderohet si një nga klubet më të mira në botë. Në futboll nuk duhet të kesh frikë dhe të synosh objektiva ambicioze” -Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×