Kënga e tij do shoqërojë Shqipërinë në Europian, Capital: Krenari dhe privilegj!

Kënga e Capital T e quajtur “Albania”, do të shoqërojë Shqipërinë gjatë rrugëtimit në Europian. Këngëtari, nëpërmjet një video të postuar nga FSHF, e cilëson besimin e dhënë si një krenari dhe privilegj për të.

“Përshëndetje të gjithëve, uroj që të jeni mirë! Jemi këtu për të prezantuar projektin e ri për ekipin kuqezi dhe gjithë tifozat anembanë botës. Përfaqësuesve tonë i urojmë shumë suksese! Urojmë që të shkojnë lartë e më lartë dhe shpresoj që kjo këngë ka për ti motivuar ata për suksese më të mëdhaja por edhe tifozat anembanë botës me i shërby me festu.

Po ashtu me e promovu Shqipërinë në sytë e botës, siç i ka hije. Është krenari dhe privilegj i madh, gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe. Uroj t’ia kemi dalë dhe ishalla i’u pëlqen. Mos harroj të cek që jemi të gjithë një për një qëllim dhe shumë dashuri për të gjithë”, – tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook