Maguette rekord për Superioren, vlerësohet 1 milion euro

Partizani nuk u shpall kampion dhe nuk rezultoi të kishte skuadrën më të fortë, por vijon të ketë lojtarin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore. Nëse deri dje më i shtrenjti ishte Arinaldo Rrapaj, “fronin” e ka marrë Maget Gueje me një shifër rekord.

Portali i njohur i vlerësimit të lojtarëve, “Transfermarkt”, pas fundit të sezonit ka bërë përditësimet e reja mbi çmimet e lojtarëve. Kështu, Maget Gueje ka pësuar një rritje të madhe, duke shkuar në vlerën e 1 milionë eurove, çka përbën rekord absolut që kur kjo media përpunon të dhëna për vendin tonë. Vlera e mëparshme e Maget ishte 400 mijë euro. Në këtë sezon ai ka shpërthyer dhe ka treguar cilësi të një lojtari, që në të ardhmen mund ta shohim në nivele shumë më të larta.

Arinaldo Rrapaj nga ana tjetër ka pësuar rënie të vlerës me 50mijë euro, duke u vlerësuar me 600 mijë euro, si i dyti pas Maget. Rritje të ndjeshme të vlerës ka edhe Dean Liço, i cili plotëson podiumin.

Arena e Lajmit

Maguette rekord për Superioren, vlerësohet 1 milion euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook