Minimuni jetik/ Arben Shkodra: Varfëria dramë sociale, por nuk është në nivele alarmante. Teliti: E ke gabim, një pensionist…

Në emisionin Open në News 24 u zhvillua një debat i ashpër në lidhje me minimumin jetik, që ende nuk është realizuar në vendin tonë.

Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra tha se varfëria është një dramë sociale, por se nuk është në nivele alarmante. Ndërsa, anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Dorian Teliti tha se situata është e rëndë dhe këtë e pranon edhe qeveria me shifrat zyrtare.

Arben Shkodra: Varfëria është dramë sociale. Është një dramë që trashëgohet nga brezi në brez. Gjithë shoqëria duhet ta përballet me këtë çështje kaq të rëndësishme. Partitë shqiptare duhet të bëhen bashkë për këtë çështje, sepse është impenjim politik fillimisht. Ne kemi nevojë të bëjmë politika të shpërndarjes. Shqipëria ka remitanca dhe këto të ardhura janë të rëndësishme për vendin tonë. Ka varfëri, por jo në nivele të frikshme.

Dorian Teliti: E keni gabim, sepse një pensionist që jeton vetëm e ndjen shumë varfërinë. Babait tim kush do i sjellë remitanca? Po përdoret çdo gjë nga administrata shtetërore. Vetë qeveria e pranon se 42 përqind e familjeve janë nën minimumin jetik, bëjnë një jetë pa të mira materiale. Prandaj kanë ikur 1 milion shqiptarë.

Arben Shkodra: Po bën ligjëratë politike.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×