Teliti: Gjysma e popullatës shqiptare është poshtë vlerës së minimumit jetik

Në emisionin Open në News24 është diskutuar mbrëmjen e sotme mbi minimumin jetik. Shqipëria është një vend që nuk e ka të përcaktuar me ligj minimumin jetik, ndërsa PD ka depozituar në Kuvend një nismë ku propozon që niveli i minimumit jetik të jetë 200 euro në muaj.

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike pranë PD-së së Rithemeluar, i pranishëm në  studion e emisionit, tha se gjysma e popullatës shqiptare që praktikisht që është poshtë vlerës së minimumit jetik.

“Ndihma ekonomike për një familje është 74 mijë lekë në muaj, as 20 mijë lekë të vjetra në muaj për person. Kemi sot vlerën e pensioneve nën vlerën e minimumit jetik. Këtu problematikat nisin që nga bazat. Nëse çdokush do të kishte 210 mijë lekë në xhep çdo muaj, a do i mjaftonte apo jo? Nuk i mjaftojnë, por çështja është se gjysma e popullatës është nën vlerën e minimumit jetik”, tha Teliti.

Arena e Lajmit

Teliti: Gjysma e popullatës shqiptare është poshtë vlerës së minimumit jetik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook