Lapaj: Korrupsioni luftohet me akte, jo me fjalë. Ja kur rezoluta anti-korrupsion mund të kthehet në rrezik

Në emisionin Open në News24 është diskutuar mbi përpjekjet e partive të reja për të hyrë në skenën e politikës shqiptare. Partia që arriti të kthehej në një “king maker” ishte ish-LSI ose Partia e Lirisë, sikundër ndryshoi emrin së fundmi partia që u themelua në 2004 nga Ilir Meta. Gjithashtu në emision u trajtua edhe miratimi i rezolutës anti-korrupsion dhe ngritja e Komisionit Hetimor.

Adriatik Lapaj, Koordinator i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet” në studion e emisionit “Open” në Neës24 u shpreh se rezoluta është një akt deklarativ që vjen 11 vjet pas qeverisjes së Edi Ramës, kur dy ekipe futbolli kanë përfunduar prapa hekurave.

“Në kuptimin juridik nuk ka vlerë, në kuptimin juridik kanë vlerë vetëm ligjet. Ligjet e thjeshta mazhoranca i miraton vetë, për ligjet e cilësuara duhen minimalisht 84 vota, pra duhet një konsensus i gjerë.

Nëse do të bëjë ndryshime në ligje të thjeshta, atëherë do të kemi ndryshime të thjeshta, që nuk kanë peshë. Nëse do të bëjnë ndryshime në ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, atëherë i duhet një konsensus, pasi nuk i kanë votat. Rreziku është vetëm nëse ka një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, ose nëse Kryeministri hyn dhe ble deputetë nga rradhët e atyre që ka përballë, që janë me 7 seli e grupe”, tha Lapaj.

Sipas tij, korrupsioni nuk luftohet me deklarata, por me veprime konkrete duke mos dhënë koncensione korruptive, duke mos bërë pagesat për inceneratorët nuk incenerator skemi, duke mos mbajtur afër njerëz të korruptuar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×