“Më jep para ose do të të…”/ Kanosi me jetë një 37-vjeçar, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të DVP Tiranë, kapet në qytetin e Tiranës dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i akuzuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Kreshnik Aliaj, 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi dyshohet se nëpërmjet komunikimeve në rrjete sociale, ka kanosur për jetën, një shtetas 37 vjeç, nëse ai nuk do t’i jepte një shumë parash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×