Shehaj: Ja si Edi Rama do e kapë SPAK/ Lapaj: Nëse ndodh kjo i vihet dryni kësaj Republike

Adriatik Lapaj, Koordinator i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, paralajmëroi nga studion e “Open” në News24 se nëse Kryeministri Edi Rama do të prekë SPAK apo cënojë reformën në drejtësi, kësaj republike do i vihet dryni.

Lapaj tha se do të jetë i pari që do të dalë në protestë te shkallët e Kryeministrit dhe do ti bëjë thirrje edhe shqiptarëve të dalin dhe të reagojnë.

“Nëse ndodh kjo që thuhet se Rama do të shkrijë SPAK unë do të jem i pari që do të dal, do të protestoj, do dalin shqiptarët, mund të jenë 100 mijë, se këtë nuk e di unë, por di të them se kësaj republike i vihet dryni”, tha Lapaj.

Kurse Agron Shehaj u shpreh se ajo që po bën Edi Rama tani është përpunimi i opinionit publik. “Rama po mat pulset, po shikon se çfarë ndodh, mos prisni të thotë po miratoj një ligj me dy nene, ku neni 2 është po kap SPAK. Jo, kur ta marrë vesh opinioni publik, Rama ka mbaruar punë, e ka kapur SPAK”, tha Shehaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×