“Bëri vetëm ligje me porosi”, Meta për krijimin e Komisionit të Posaçëm: Rama kishte në dorë më shumë instrumente se Ramiz Alia që të luftonte korrupsionin, por…

Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e një Komisioni të Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se është një komision që legjitimon Rama-formën.

Ai u shpreh se KRYEMINISTRI Edi Rama i ka pasur gjithmonë në dorë instrumentet për të luftuar korrupsionin, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Të marrësh pjesë në një komision që legjitimon Rama-Formën… Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin, i ka pasur më shumë instrumente në dorë edhe se vetëm Ramiz Alia. Megjithatë bëri vetëm ligje me porosi dhe për të vjedhur çnjerëzisht popullin e tij”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×