Victor Osimhen aktualisht nuk është në listën e blerjeve të Chelsea për sezonin e ardhshëm. Sipas Fabrizio Romano, pavarësisht thashethemeve që kanë ardhur në rritje së fundmi, klubi me seli në Londër duket se ka objektiva të tjerë për merkaton.
Sulmuesi 25-vjeçar u aktivizua në 25 ndeshje në këtë sezon me Napolin, ku realizoi 15 gola. Gjithashtu, ai ka asistuar në 3 raste këtë sezon. Për të mësuar të ardhmen e Osimhen, na duhet të presim e të shohim.
(J.S/)