Ylli i Kombëtares tonë, Jasir Asani rrëmben sërish vëmendjen e UEFA-s, me golat dhe veprimet e tij spektakolare në fushën e blertë.
Nuk është hera e parë në fakt, që UEFA në kanalin e saj zyrtar, publikon disa nga momentet më të bukura të numrit 9 të përfaqësueses tonë.
E sigurtë është, që sa here topi është në këmbët e Asanit, të gjithë presim të shijojmë magjinë që ai di të na dhurojë. Le të shpresojmë që Asani të na ketë rezervuar emocione të mëdha edhe në Euro 2024.