Reportazhi i RAI3/ “U mbars mali dhe polli një mi”, Rama thirrje shqiptarëve: Braktisini në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shpirtziu që ju persekutoi…

Pas transmetimit të investigimit të emisionit ‘Report’ në RAI3, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

“U mbars mali për të pjellë një mi. Ishte një investigim italo-shqiptar pa fakte. Ua thash në mes të Italisë së ç’ishtë ai pseudo investigim i tyre. Nuk iu shmanga ballafaqimit dhe e publikova të pacensuruar.

Unë e kam më shqiptarët e zakonshëm, mos i falni më. Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre.

Pakica të mos i bashkohet shumicës nëse nuk do por mos të bashkohet me ata sepse nuk i duhen më as dreqit.

Ky vend ka mbaruar punë me atë shpirtkeq që e persekuton që në 1992”, tha ai.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×