Theo “tremb” Milanin, mbrojtësi rrit pretendimet për pagën

E ardhmja e Theo Hernandez është në dyshim. Sipas asaj që shkruajnë mediat, nëse mbrojtësi do të largohet apo do të qëndrojë te Milani, do të mësohet pas Europianit.

Theo kërkon një pagë prej 8 milionë euro neto për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2026, pretendime këto që tashmë i janë bërë me dije klubit.

Presioni tani është te Milani, pasi për lojtarin ka interesim nga  Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City. Nëse në verën e kaluar, futbollisti i tha jo të gjitha oferta-ve, këtë herë me sigurim do të merret në konsideratë çdo propozim. Theo ka luajtur në sezonin e fundit mbi 30 ndeshje.

(J.S/BallkanWeb)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×