Kush e financoi vrasjen e Arjan Spahiut, çfarë zbuluan autoritetet belge/ “Krymi” u ndihmua me 200 mijë euro për…

Në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24 hidhet dritë mbi hakmarrjen që ‘Krymi’ ndërmori për të eleminuar kundërshtarët e tij, për të cilët dyshonte se i ekzekutuan vëllain. Në pjesën e mëposhtme do të lexoni dëshminë e Erion Alibej, që përfshihet në dosjen hetimore, sikundër edhe konkluzionet e dala nga autoritetet belge për vrasjen e Arjan Spahiut. Kyi  fundit, sipas dëshmisë së Alibej, e kishte ndihmuar këtë të fundit me 200 mijë euro për të mbledhur informacione lidhur me kundërshtarët, ata që më pas do të nisnin të ekzekutoheshin në shenjë hakmarrjeje.

I vënë përballë provave të pakundërshtueshme, Erion Alibej, tashmë edhe ky në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pranoi se ishte ai porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit.

Po kështu edhe i disa vrasjeve të tjera të ndodhura në Elbasan dhe më gjerë të cilat ishin pjesë e planit të tij hakmarrës për ekzekutimin e vëllait dhe familjarëve të tij.

Erion Alibej

Në vitin 2018, vëllait tim Endrit Alibej i kanë bërë atentat në Bradashesh, ku krahas tij kanë mbetur të vdekur edhe xhaxhai im Arben Dylgjeri si dhe Erdal Duranay, një shtetas turk, mik i vëllait tim.

Pas kësaj ngjarje, unë kam filluar të marr informacione për të kuptuar arsyet e vrasjes së familjarëve të mi dhe të autorëve të këtij krimi.

Ku Arjan Spahiu, kunati i vëllait tim më ka ndihmuar me 200 mijë euro.

Ashtu sikurse më kanë ndihmuar edhe djemtë e dajës, Andi dhe Aurel Zylyfi, si edhe shokë të tij si Aleksandër Baho apo (Aldo Baho), etj.

Porositës dhe autorë të cilët më 1 Korrik 2019, qëlluan edhe ndaj Klevin Bahos të cilin e lanë të vrarë dhe Aleksandër Bahos që e plagosën. Si edhe ndaj kushëririt tim Andi Zylyfi më 13 Dhjetor 2019, të cilin e vranë.

Për këtë arsye Erion Alibej, thotë se thuri skenarin për vrasjen e këtyre porositësve dhe autorëve të vrasjes së të afërmve të tij.

Ku në krah kishte fillimisht Arjan Spahiun, kunatin e vëllait të tij të vrarë, i cili edhe ky më pas u ekzekutua në nëntor të vitit 2021 në Belgjikë.

Ku autoritetet belge dolën në konkluzionin se vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë e kishin financuar dhe kryer të njëjtët persona që kishin ekzekutuar Endrit Alibej.

Kjo pasi sipas hetuesve belgë, Arjan Spahiu rezulton se ishte investuar duke marrë informacione por edhe duke i dhënë shuma të konsiderueshme parash Erion Alibej, për të identifikuar autorët dhe porositësit e vrasjeve të të afërmve të tij.

Ku njëra nga këto vrasje do të ishte edhe ajo ndaj Emiljano Ramazanit.

Erion Alibej

Unë Nuredin Dumanin, e kam njohur në vitin 2020 nëpërmjet Arjan Spahiut, të cilin më pas përgjatë këtij viti e kemi strehuar në Elbasan. Arjani, Nuredinin e ka kontaktuar nëpërmjet Eljo Bitrit.

Sipas Erion Alibej plani për eleminimin e grupit të Talo Çelës, që u ishte vënë nga pas të afërmve të tij, duke i zënë në prita të armatosura, u shpejtua pasi ai edhe Arjan Spahiu, kunati i vëllait të tij, kuptuan se radha tashmë u kishte ardhur atyre vetë.

Dhe përpara se ata të bëheshin kurbani i radhës, ishte më e udhës që ata të vepronin ndaj grupit të Talo Çelës.

Për këtë arsye ata thirrën në ndihmë Nuredin Dumanin, që e njihte shumë mirë Talo Çelën dhe njerëzit e tij.

Dhe kishte edhe ai një hakmarrje për të shlyer.

Arena e Lajmit

Kush e financoi vrasjen e Arjan Spahiut, çfarë zbuluan autoritetet belge/ “Krymi” u ndihmua me 200 mijë euro për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook